OTP Bank është duke kërkuar partnerë të rinj për startup!
Budapest, 14 Tetor 2019 – OTP Bank hap edicionin e tretë të programit të partneritetit ndërkombëtar për bizneset startup që njihet ndryshe edhe si Programi i Partneritetit për Startup_et i OTP Bank. Ky program vlen për të gjithë startup_et, të cilat kanë një produkt të gatshëm për t’u hedhur në treg dhe të cilat mund të aplikojnë duke filluar nga data 14 tetor 2019.
Ky edicion i programit ofron mundësi edhe më të gjera për zhvillimin e biznesit për aplikantët. Iniciativa është përhapur edhe në nivel Grupi, dhe për herë të parë, pesë filiale të Grupit OTP do të jenë pjesë e këtij programi përveç selisë qendrore në Hungari. Për këtë aryse, ky projekt pilot do të zhvillohet në disa vende të rajonit të Evropës Lindore dhe Qendrore. Për më tepër — duke qenë se qëllimi i kësaj iniciative është që me përfundimin e periudhës pilot prej 3 muajsh, të shndërrojnë sa më shumë startup-e në partnerë afatgjatë të Grupit – programi do të pasohet nga një periudhë 6-mujore, e cila ka për qëllim të mbështesë më tej këtë bashkëpunim. Kjo fazë do të jetë e vlefshme për kompanitë e grupeve me performancë më të lartë.
Përveç mundësisë që u jep startup_ve për të punuar në projekte të orientuara drejt rezultateve bazuar në nevoja konkrete të biznesit, ky program vë një theks të veçantë në përshpejtimin e zhvillimit të biznesit nëpërmjet një rrjeti të gjerë mentorësh dhe mundësisë për krijuar kontakte në nivel ndërkombëtar. Kjo reflektohet gjithashtu edhe nga zgjerimi i grupit të partnerëve pjesëmarrës në këtë program duke filluar nga korporata ndërkomëtare deri në aktorët e njohur të ekosistemeve të inovacionit.
Programi i Partneritetit për Startup i OTP Bank është në kërkim të aplikantëve në 5 + 1 nga kategoritë e mëposhtme:
Vlerësimi i aplikimeve do të bëhet nëpërmjet një procesi përzgjedhës me tre hapa. Pas plotësimit të formularit të aplikimit në internet, kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në një intervistë online me përfaqësuesit e njësive përkatëse të biznesit nga OTP Bank. Në përfundim të procesit, kandidatët më premtues do të kenë mundësinë të takohen me një grup vendimmarrësish nga OTP Grup në Budapest përgjatë aktivitetit dy ditor të Kampit të Përzgjedhjes në janar 2020. Komunikimi gjatë këtij aktiviteti do të kryhet më së shumti online. Përfaqësues nga kompanitë e Grupit OTP do të jenë të ftuar në Hungari ose në zyrat e filaleve të bankës në vende të tjera pjesëmarrëse për disa ditë çdo muaj për të rishikuar progresin dhe për të marrë vetë pjesë në seminaret e organizuara.
Rezultatet do t’u prezantohen drejtuesve të Grupit OTP nga startup_et përgjatë Demo Day në fund të majit. Në vazhdim, kompanitë më të suksesshme të grupit mund të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre me OTP Group përgjatë fazës 6 mujore.
“Gjatë dy programeve tona të mëparshme, ne shqyrtuam propozimet e rreth 500 startup_eve për një bashkëpunim të mundshëm dhe realizuam projekte pilot me 17 prej tyre. Përpara se të shpallim hapjen e programit të ri, ne gjithmonë bazohemi në eksperiencën e fituar nga programet e mëparshme. Për këtë arsye, në edicionin e sivjetshëm periudha pilot prej tre muajsh do të pasohet nga një periudhë gjashtë mujore, e cila ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit afatgjatë. Gjithashtu, jemi tepër të entuziazmuar që ky program po zgjerohet duke përfshirë në të edhe pesë filiale të OTP Grup, të cilat kanë shprehur dëshirën për t’ju bashkuar nismës tonë. Falë pjesëmarrjes dhe mbështetjes së tyre, programi i këtij viti do të jetë krejtësisht ndërkombëtar, si përsa i përket profilit të startup_eve pjesëmarrës ashtu edhe njësive pilot të biznesit.” Kështu u shpreh András Fischer, Drejtori i Departamentit Retail të Inovacionit në OTP Bank, në lidhje me fillimin e këtij programi.
Për më shumë informacion mbi Programin e Partneritetit për Startup_et në OTP Bank, ju lutemi vizitoni www.otpstartup.com